Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka pesë lojtarë të “paprekshëm” me të cilët ka në plan për të ndërtuar skuadrën e tij përreth.
Emery mori detyrën te “Topçinjtë” në fund të muajit maj dhe spanjolli 46-vjeçar ka bërë një listë të lojtarëve që tashmë ka ndërmend për t’i transferuar para fillimit të sezonit 2018/19, transmeton portali arbresh.info.
Stephan Lichtsteiner iu bashkua klubit në fillim të këtij muaji dhe mësohet që të dy, Bernd Leno dhe Lucas Torreira, janë afër transferimit në Emirates.
Derisa Emery është i fokusuar për t’iu afruar marrëveshjeve, spanjolli është i vendosur gjithashtu për të siguruar të ardhmet e lojtarëve të profilit të lartë.Bazuar në një raport nga ‘Daily Mirror’, Emery ka njoftuar mbrojtësin Hector Bellerin se ai është njëri nga pesë lojtarët e “paprekshëm” në skuadër. Besohet se Alexandre Lacazette, Granit Xhaka, Pierre Emrick Aubameyang dhe Henrikh Mkhitaryan janë lojtarët e tjerë në këtë listë.
Derisa e ardhmja e Shkodran Mustafit në klub vazhdon të mbetet e paqartë si pasojë e një numri të madh performancësh në nivel jo të duhur, kjo i shton edhe më shumë dyshimet.
Nga ana tjetër, Xhaka ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin në fund të javës së kaluar dhe Emery ishte i kënaqur me vendimin e reprezentuesit të Zvicrës./arbresh.info/
https://instagram.com/p/BkDSTUKltDv/
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...