Google ADS

Marrëveshja me Greqinë sot para deputetëve në Kuvend

08:24 | 19 Qershor 2018
Arbresh.info

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet të mbajë seancë në të cilën në rend dite gjendet edhe propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, me procedurë të shkurtuar.

Pritjet janë që ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend të ndodhë deri në fund të kësaj jave.

Duke pasur parasysh që propozim-ligji është me flamur evropian dhe do të sillet me procedurë të shkurtë, pritet që sot të pranohet nevoja për sjelljen e tij dhe të caktohet seancë në Komisionin për Çështje Evropiane, përcjell telegrafi maqedoni.

Komisioni më pas do të ketë dy ditë afat, gjegjësisht deri të mërkurën në mesnatë ta rishikojë marrëveshjen, dhe nëse kalon në Komisionin për Çështje Evropiane përsëri do të kthehet në Kuvend në seancë plenare që të ratifikohet përfundimisht.

Për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë është e nevojshme shumicë e thjeshtë, gjegjësisht shumicë nga deputetët e pranishëm. Ndërsa kuorumi minimal për punën e Kuvendit është 61 deputetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme