Raporti për vizat, kjo është koha

08:23 | 19 Qershor 2018
Arbresh.info

Komisioni Evropian më 28 qershor të këtij viti pritet ta publikojë raportin për liberalizimin e vizave me Kosovën. Ky raport pritet të dëshmojë nëse vendi e ka plotësuar kriterin e fundit për vizat, përkatësisht luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Derisa drejtuesit e Qeverisë shprehen të bindur se liberalizimi do ta marrë “dritën e gjelbër”, përfaqësuesit e opozitës rekomandojnë që të mos përmenden afate

Me fundin e këtij muaji (qershor) pritet të vijë edhe lajmi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Se a do të jetë lajm i mirë ose jo do ta dëshmojë së shpejti raporti i Komisionit Evropian (KE), i cili pritet të tregojë qartë nëse është përmbushur ose jo kriteri i fundit për liberalizimin e vizave, përkatësisht lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Krerët institucionalë në vend shprehen të bindur se ky lajm do të jetë pozitiv për Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur për “Zëri” se më 28 qershor të këtij viti KE-ja do të dalë me rekomandim pozitiv për Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme