Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK) organizon sot konferencën për Publikimin e Raportit të Studimit “Përvojat e para në vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë”.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK), me përkrahjen e UNICEF-it në Kosovë, kanë hartuar dokumentin Korniza për Sigurim të Cilësisë së Performancës së Shkollës, si dhe dokumentet e tjera përcjellëse, për sistemin e vlerësimit të performancës së shkollës.
Konferenca ka për qëllim të informojë palët e interesit lidhur me përvojat e para në vlerësimin e brendshëm të performancës së shkollës në Kosovë, ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet politikave, procedurave dhe qasjeve ndaj vlerësimit të performancës së shkollës në Kosovë me vendet e BE-së, si dhe të këmbejë përvojat dhe praktikat e përfaqësuesve të institucioneve arsimore në Kosovë që kanë rol dhe përgjegjësi në sigurimin e cilësisë në institucionet arsimore parauniversitare.
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq