“Meditimi dhe joga përkeqëson egon e njerëzve”, tregon një studim i ri.
Njerëzit kanë mendim më të lartë për veten e tyre pasi praktikojnë teknikën e lashtë të stërvitjes dhe vetëdijes. Kështu thuhej në studimin e bërë në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo sjell kundërshtime se joga dhe meditimi ul vetëbesimin e njerëzve dhe i bën të mendojnë se të tjerët janë më të mirë dhe të kenë mendime negative për veten.
Studimet e mëparshme thonin se ndikojnë pozitivisht në mendje duke larguar stresin, ankthin dhe depresionin.
Hulumtuesit nga Universiteti i Southampton fillimisht analizuan 93 studentë që ushtronin joga gjatë 15 javë. Fillimisht ata thanë se ishin të kënaqur me veprat e mira që bënin, më pas thonin që kanë vetëbesim të lartë. Por gjetjet e publikuara në revistën Psychological Science tregonin të kundërtën.
Shkrimtari Lewis Richmond tha për ‘The Huffington Post’: Akti ku njerëzit ulen në heshtje me sy të mbyllur ose përballë një muri, me vëmendje të përqëndruar në peisazhin e brendshëm të frymëmarrjes, trupit dhe aktivitetit mendor, mund të karakterizohej të paktën si i vetëpërmbajtur. Prandaj, ata që praktikojnë meditimin për tu përqendruar tek vetja mund të bëhen më të zhytur në vetvete.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...