Google ADS

Të jesh fqinj me aeroportin dhe të mos ndjesh zhurmën e aeroplanëve

00:55 | 19 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Ai është fqinji më i afërt me aeroportin perëndimor të Londrës dhe nuk shqetësohet aspak për zhurmat e tyre.

Harri Patel është 63 vjeç dhe jeton së bashku me gruan dhe 2 fëmijët e tij. Në vitin 1995, ata vendosën që të merrnin një shtëpi më të madhe dhe gjetën atë pranë aeroportit.

“E dua këtë shtëpi. Nuk ka asgjë të vështirë jetesa këtu. Doja një pronë më të madhe pasi djali dhe vajza ime donin dhoma të ndara. Nga dritarja e kuzhinës, mund të shohësh aeroplane duke u ngjitur në ajër. Zhurma nuk na shqetëson aspak, jemi mësuar me të. Ne nuk dëgjojmë asgjë kur dritaret dhe dyert janë të mbyllura. I shoh aeroplanët teksa ngrihen dhe është qetësi absolute. Ndonjëherë kur avionët e mëdhenj zbresim, ndjejmë disa dridhje”, tha ai.

Kështu, Harri është siguruar që shtëpia të izolohet me dritare moderne për të ndaluar zhurmën e madhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme