Protesta për emrin kaloi qetë – me thirrje që të vazhdojë nesër në ora 11:00
Protesta e qytetarëve para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kundër marrëveshjes me Greqinë ku ndryshohet emri i shtetit, sonte zgjati me pak se dy orë dhe ishte e qetë, pa incidente dhe pa materiale piroteknike me forca të shumta policore.
Nga protesta, ku brohoritej”Maqedoni” dhe “Tradhtarë” duke kënduar këngë patriotike maqedonase, ishte dërguar thirrje qytetarëve që përsëri të mblidhen nesër në ora 11:00 para Kuvendit, para se të filloj seanca parlamentare ku në rend të ditës do të jetë Propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes, duke deklaruar se protestat do të vazhdojnë çdo ditë nga ora 20:00 para Kuvendit deri sa të tërhiqet marrëveshja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në parkun “Gruaja luftëtare” para qytetarëve mbajtën fjalim, Sollza Grçeva, Fillip Petrovski, Strasho Ollumçev, Janko Baçev. Ata përmendën se nuk duhet të ketë referendum për emrin duke kërkuar dorëheqjen e deputetëve të LSDM-së, kurse nga deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe liderit të tij kërkuan që të jenë në anën e popullit. Këtë e kërkuan edhe nga policia.
Fillip Petrovski nga Kryeministri Zoran Zaev dhe nga ministrat Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Sheqerinska kërkoi që të tërheqin marrëveshjen. Nga ministri Oliver Spasovski kërkoi dorëheqje nga shkaku se policia mbrëmë ka rrahur qytetarë të pafajshëm, kurse kur ngjyroseshin Kuvendi dhe bustet nuk ka prekur asnjërin me muaj të tërë.
Kemi të drejtën historike të protestojmë dhe të mbrojmë emrin tonë kushtetues Republika e Maqedonisë. Nesër në ora 11:00 është caktuar seanca e tradhtisë. I bëj thirrje popullit që të bllokoj Kuvendin. Ju keni të drejtë për këtë. Deputetëve e LSDM-së ju bëj thirrje të mos marrin pjesë në këtë tradhti dhe të mbesin këtu me popullin. Policia t’i heqë helmetat dhe të na bashkëngjitet në protestë, tha Petrovski duke apeluar qytetarëve se ata janë shpresa e fundit për Republikë të Maqedonisë.
Sipas Sollza Grçeva, marrëveshje është e pjellë e vdekur në epruvetë, që vazhdimisht bëjnë përpjekje për ta ngjallur. Ajo tha se historia dënon kurse tash është koha kur nuk duhet të lirosh asnjë centimetër.
Kemi qytetarë të mençur dhe të mirë, mbi të gjitha qytetarë të ndershëm që dinë se çka është Kushtetutë dhe e drejta ndërkombëtare, do të luftojmë ne të gjitha frontet e mundshme dhe do të fitojmë. Kjo pjellë e vdekur të cilën e lëvizin dhe mendojnë që ta ngjallin, nuk do të ngjallet në këtë vend. Maqedonia do të mbetet, ky popull i mrekullueshëm që testohet për durimin e tij, ashtu siç u testua mbrëmë, Ky popull është si guri dhe asnjëri asnjëherë nuk do ta heqë nga këtu. Nuk do të ndalemi deri në shpërbërjen e Kuvendit, e kësaj elite e cila nuk ka lidhje me ne duke vulgarizuar gjithçka. Por të gjithë ata, një nga një do ta lëshojnë këtë Kuvend, tha Grçeva.
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për fajde
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...
Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj?
Barcelona është e gatshme të përfshijë një lojtar plus para ...
I uroi fitoren, Trump deklaron se do të flasë me Putin