Nazlije Balaj, me 14 të këtij muaji, përmes një telefonate, është ftuar në presidencë që ta bëjë betimin si anëtare e KQZ-së, por ajo këtë ftesë po e quan antikushtetuese.
Thotë se nuk ka pranuar dokument zyrtar, derisa presidenti ka bërë shkelje që nuk e ka ftuar edhe bashkëpartiakun e saj, Adnan Rrustemi, që u nominuan bashkë për anëtarë të KQZ-së, raporton KTV.
Vetë Rrustemi thotë se presidenti po e përdor politikisht këtë çështje.
Deputetja Albulena Haxhiu ka paralajmëruar veprime kundërshtuese ndaj këtij vendimi të presidentit e për këtë ka thënë se janë në koordinim edhe me LDK-në.
Ajo thotë se Hashim Thaçi nuk mund ta përdorë zyrën e presidentit për t’ia mohuar opozitës të drejtën që ia kanë dhënë votuesit e nuk mund t’ia zgjerojë përfaqësimin PDK-së.
Megjithatë, kjo çështje do të vazhdojë të mbetet e bllokuar edhe për disa kohë, meqë presidenti ka vendosur që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Aty ai ka kërkuar interpretim në lidhje me numrin e nominimeve, që ka të drejtë ta bëjë secili prej subjekteve politike me shumicë shqiptare.
Por, përgjigje nuk do të marrë shpejt sepse edhe vetë Kushtetuesja ka humbur kuorumin dhe nuk mund të marrë vendime derisa Kuvendi t’i zgjedhë gjyqtarët e rinj.
Edi ka një kërkesë specifike ndaj Anisës
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz
Tash një muaj e zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët...
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...