Lagjja ‘Tophane’ në Prishtinë po vazhdon me problemin me furnizim me ujë të pijshëm. Edhe sot kjo lagje ka mbetur 10 orë pa ujë.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” dje kishte njoftuar se për konsumatorët e rrugës ”Fehmi Agani”, konsumatorët e lagjes ”Tophane” dhe zonat e tjera përreth tyre në qytetin e Prishtinës gjatë ditës së hënë, 18 qershor 2018, duke filluar nga ora 09 – 17 , gjithsej 8 orë, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.
Por që furnizimi me ujë nuk ka filluar as pas 10 orëve. Banorët e kësaj lagjeje janë ankuar se me muaj të tërë po përballën me problemin e njëjtët dhe askush nuk po merr përgjegjësi për këtë problem.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë , janë vazhdimësitë e punimeve teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës.
Vazhdon periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën p...
Guvernatori i BQK-së: Sistemi financiar në vendin tonë mbete...
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
Atilla përqafon Xhenetën dhe Rovenën
A do ta urojë Putini Trumpin?
Hoxhaj uron Trumpin: Kosova, një mik i palëkundur i SHBA-së