Mundësia që një shtetas shqiptar të bjerë prè e mashtrimeve, nga shtetas të huaj që vijnë nën petkun e biznesmenëve apo investitorëve, është rritur kohët e fundit.
Pas disa rasteve me biznesmenë mashtrues nga Italia apo Turqia, harta gjeografike e mashtrimeve zgjerohet më në lindje.
Rasti më i fundit i takon dy shtetasve gjeorgjianë, Davit Bakhtashvilli dhe Revazi Akobia, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin mashtruan duke i dhënë 150 mijë euro false pronarit të një zyre të këmbimit valutor në Tiranë.
Sipas denoncimit të bërë nga personi i dëmtuar, dy gjeorgjianët kishin realizuar një këmbim të kartëmonedhave me prerje të vogël, me kartëmonedha me prerje të mëdha 200 dhe 500 euroshe.
Ndërkohë që pronari i pikës së këmbimit valutor u ka dhënë 150 mijë euro të rregullta, gjeorgjianët i kanë dhënë atij 150 mijë euro, plus pagesën e këmbimit, me kartëmonedha të falsifikuara.
Në kohën kur pronari i pikës së këmbimit valutor kuptoi mashtrimin ishte tepër vonë, pasi gjeorgjianët, jo vetëm që ishin larguar, por lanë edhe shumë pak gjurmë për t’u identifikuar plotësisht.
Përveç emrit dhe mbiemrit të shënuar në pasaportë, për ata nuk asnjë të dhënë tjetër, atësi apo vendbanim.
Me gjithë letërporositë që u janë dërguar autoriteteve gjeorgjiane, deri tani nuk ka asnjë përgjigje. Madje, edhe Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar të nisë gjykimin ndaj dy shtetasve gjeorgjianë, pa marrë më parë të dhëna të sakta mbi gjeneralitetet e tyre.
E ndërsa autoritetet përpiqen të zbatojnë procedurat për një proces të rregullt ligjor, mashtruesit e huaj shijojnë të qetë qindra mijëra eurot që zhvasin në vendin tonë.
Top Channel
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?