Google ADS

Komuna e Strugës memorandum bashkëpunimi me Ansamblin Shota (Foto)

13:37 | 11 Gusht 2015
Arbresh.info

Sot në ambientet e Komunës së Strugës, Kryetari Ziadin Sela priti disa përfaqësues nga Ansambli Shtetëror i Republikës së Kosovës ” Shota”, të udhëhequr nga drejtori Shefqet Gjocaj.

Pas performancës së mbrëmshme të dyja institucionet ranë dakord për lidhjen e një memorandumi bashkëpunimi, të cilin e nënshkruan sot.

Drejtori Shefqet Gjocaj u shpreh mjaft i kënaqur me pritjen e struganëve ndërsa ndër të tjera shtoi :
” Ne si ansambël jemi mjaft të kënaqur me këtë bashkëpunim të ri dhe do të donim ta thellonim atë. Mbi të gjitha e kemi si obligim , që si çdo ansambël tjetër që merret me hulumtime, të studiojmë folkun e shqiptarëve nga kjo anë dhe të shohim mundësinë e futjeve të këtyre elementëve koreografikë në repertorin tonë”.
Kurse Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela u shpreh se Ansambli Shota do të jetë përherë i mirëseardhur në Strugë për promovimin e mbi të gjitha për ruajtjen e vlerave kulturore shqiptare.

” Ju falenderoj juve që iu përgjigjët menjëherë ftesës sime për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në qytetin e Strugës. Struga dhe jo vetëm ajo, por të gjitha qytetet shqiptare në Maqedoni kanë më shumë se kurrë ka nevojë për aktivetete kulturore me vlera mbarëkombëtare” – tha ndër të tjera ai.

Në fund të dy përfaqësuesit, përkatësisht Drejtori i Ansamblit Shota z. Shefqet GJocaj dhe Kryetari i Komunës së Strugës z. Ziadin Sela nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, nga i cili nis një kapitull i ri në sferëne zhvillimit të aktiviteteve kulturore.

shota1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme