Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në krye të një delegacioni, të përbërë nga përfaqësues të pozitës dhe opozitës, ka filluar vizitën zyrtare në Francë me pritjen nga presidenti i Asamblesë Kombëtare të Francës, François de Rugy.
Në takim me homologun francez, kryeparlamentari Veseli diskutoi për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Francës, në të gjitha fushat, si dhe për zgjerimin e marrëdhënieve ndërmjet dy parlamentare.
Gjatë takimit, kryeparlamentari Veseli shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për të gjitha proceset e deritashme në Kosovë, ndërsa kërkoi vazhdimin e përkrahjes së Parisit zyrtar sidomos tani për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti.
“Franca është një nga aleatët tanë në rrugëtimin tonë euroatlantik. Ne presim përkrahjen e këtij shteti të lirisë dhe pavarësisë. Morëm zotimin për përkrahje, në mënyrë të veçantë për integrimin e Kosovës në BE dhe natyrisht për liberalizimin e vizave, i cili është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës. Jam i lumtur që do të kemi përkrahjen e Francës në fushën parlamentare, lidhur me vendimin e madh për liberalizimin e vizave”, tha kryeparlamentari Veseli.
Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se pas plotësimit të gjitha kritereve të parapara, synimi është që këtë vit të kemi liberalizimin e vizave për qytetarët, për të rinjtë, intelektualët, akademikët, ndërmarrësit, në mënyrë që qytetarët e Kosovës ta ndiejnë veten të barabartë me qytetarët e vendeve të tjera.
“Dhe kjo do të ndodhë. Jemi duke e bërë bashkërisht këtë përpjekje, pozitë dhe opozitë. Falënderoj deputetët nga të gjitha grupimet politike dhe etnike. Kjo është një pasqyrë e mirë e shtetit tonë, pas gjithë asaj çfarë kemi kaluar në tri vitet e kaluara”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Kryetari Veseli dhe anëtarët e delegacionit e njoftuan hollësisht z. De Rugy për përparimin që Kosova ka bërë në rrugën e saj euro-integruese, veçanërisht aktivitetin legjislativ intensiv, në funksion të përmbushjes së detyrave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian për institucionet e Kosovës.
Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Francës, François de Rugy, duke vlerësuar progresin që ka shënuar Kosova në përmbushjen e detyrave të cilët i kërkohen në procesin e integrimit evropian, konfirmoi mbështetjen franceze për Kosovën edhe në të ardhmen.
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin
SHBA: Ukraina duhet të rrisë mobilizimin ushtarak për të luf...