Google ADS

Kapela e Napoleonit del në ankand

16:10 | 18 Qershor 2018
A. B.

Çekiçi i ankandit do të bjerë në Lion të Francës për kapelën ushtarake të Napeolon Bonapartit, që u arrit të shpëtohej nga fushëbeteja e Vaterlosë në vitin 1815.

Ish-perandori francez ishte i famshëm për kapelat e tij të shtrira “dycepëshe”. Sendet e mbajtura nga udhëheqësi legjendar francez në luftra janë kthyer në magnet për koleksionistët në rrjedhën e viteve, ndërsa pelerina e veshur prej tij në Vaterlo është pjesë e koleksionit mbretëror që prej vitit 1837.

Mantelin e gjatë deri në kyçin e këmbës, Napoleoni e kishte në trup natën përpara humbjes së thellë të francezëve dhe bastisjes së karrocës së tij nga trupat ngadhnjimtare aleate./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme