Martohet çifti i parë gay në Pallatin Mbretëror?

13:39 | 18 Qershor 2018
Arbresh.info

Familja mbretërore britanike po përgatitet për një martesë tjetër historike. Këtë verë kushëriri i Mbretëreshës, Lord Ivar Mountbatten, do të jetë anëtari i parë i familjes mbretërore i cili do të martohet me partnerin e tij të së njëjtën gjini, James Coyle.

Drejt altarit do e shoqërojë ssh-bashkëshortja, Penny, me të cilën ka tre vajza.

“Ishte ideja e vajzave që unë të shoqëroja babain e tyre drejt altarit atë ditë dhe e di që do të përjetoj emocione të forta” shprehet Penny gjatë një interviste për Daily Mail.

Ish bashkëshortja e Lord Ivar tregon se e përkrah këtë zgjedhje të ish bashkëshortit pasi që në fillim ai e dinte për orientimin biseksual të tij.
“Tani mendoj që ai është një person krejt tjetër ! Gjithkush thotë se nuk e kanë parë kurrë më të lumtur se gjatë kësaj periudhe “.
Duket se kushëriri i Mbretëreshës e ka bekimin e të gjithë pjesëtarëve të familjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme