Gjermania humbi 1-0.
Për të parën herë pas 36 viteve skuadra përfaqësueses gjermane ka humbur ndeshjen hapëse të Kupës së Botës. Skuadra e Joachim Low është mposhtur 1-0 nga Meksika, me golin e vetëm të takimit të shënuar nga Lozano.
Mesfushori i Real Madridi, Toni Kroos, nuk ishte aspak i rezervuar pas humbjes së Gjermanisë nga Meksika, duke fajësuar skuadrën për paraqitjen, ndërsa e pranoi se tani i gjithë presioni është te kampionët aktual.
“Nuk kemi bërë asgjë në pjesën e parë. Nuk gjenim zgjidhje. I kemi lejuar shumë hapësira ndërsa në pjesën e dytë ishim më mirë. Meksika u lodh dhe kishim më shumë hapësira. Por nuk shënuam. Tani jemi nën presion, duhet të fitojmë ndaj Suedisë”, deklaroi Kroos.
Ndeshjet e radhës Gjermania i luan kundër Suedisë, me 23 qershor dhe kundër Korsesë së Jugut me 27 qershor
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban
“Të kthehemi më të fortë”, Flick flet pas humbjes së Barcelo...
Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfisku...
Për një javë policia shqiptoi afro dy mijë gjoba trafiku në ...
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusin e kisha në dialog
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...