Gruaja vret bashkëshortin në mes të tregut, zbulohet arsyeja

21:48 | 17 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Krimi në familje ka goditur sërish, kësaj herë në Kurbin ku një grua qëlloi për vdekje me armë zjarri bashkëshortin e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10 të mëngjesit të dieles, në tregun e Milotit.
Sipas policisë 35-vjeçarja Violeta Donaj, banuese në Rrëshen ka qëlluar me pistoletë bashkëshortin, Kujtim Donaj 42-vjeç.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka arretuar autoren e vrajses në tentative për tu larguar, ndërsa në cilësin e proves materiale është sekuestruar arma e krimit.
Mësohet se çifti Donaj nga Rresheni punonin çdo të dielë si tregtarë në tregun e Milotit ku kishin një dyqan rrobash të përdorura.

Pikërisht në këtë vend ndodhi edhe ngjarja e rëndë, në një zonë tepër të mbipolluar.
35-vjeçara e ka qëlluar 4 herë me pistolete bashkëshortin e saj, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Deshmitarë në vendin e ngjarjes thonë se në momentin e ngjarjes mes çiftit nuk ka patur asnjë debat.

Grupi hetimor po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa ende mbeten të paqarta rrethanat.
Sipas të dhënave autorja krimit nuk ka folur asnjë fjalë para oficereve të policisë, pasi ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Çifti Donaj jetonin në qytetin e Rëshenit dhe ishin prinder të dy fëmijeve të mitur.

Për të mësuar më teper detaje rreth ngjarjes, policia pritet të marrë në pyetje fëmijet e çiftit por edhe të afërm të tyre, kjo duke ju referuar dhe faktit se vrasja ka ndodhur me paramendim dhe dyshimet janë se mes çiftit të ketë patur ndonje konflikt të mëparshëm për motive që pritet të zbardhen nga policia.

Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar pistoleta me të cilen është kryer krimi si dhe 4 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes./ ORA NEWS

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme