Google ADS

Kaloi te Rama? Deputetja përgënjeshtron deklaratën e koleges

21:38 | 17 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Reme Lala, deputetja e cila mori mandatin nga PDIU-ja, ka kaluar sot me PS. 

Kjo deklaratë e fortë është bërë sot nga ajo gjatë takimit me Ramën në Dibër.

“Unë dua të bashkohem me më të mirët, me Olta Xhaçkën dhe Lindita Nikollën.

Dua të bashkohem me PS, se nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë”, tha Reme Lala sot në Dibër.

Në fjalën e mbajtur Lala tha se edhe kolegia tjetër e saj, Elena Xhina, e zgjedhur në qarkun e Elbasanit po si përfaqësuese e PDIU-së, do t’i bashkohet grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ndërkohë pak minuta më parë, Xhina shkruan se ajo është deputete e pavarur dhe se nuk ka kaluar me PS.

Postimi i plotë i Xhinas:

Meqenese mediat vazhdojnë të pasqyojnë gjerësisht lajmin se unë kam kaluar në grupin parlamentar te PS, më duhet të sqaroj edhe një herë se nuk kam bërë asnjë lëvizje të pozicionit politik dhe jam aty ku kam qenë. Diçka të tillë e kam sqaruar edhe me anë të statusit të mëparshëm, gjithsesi për mua është e rëndësishme që situata ime politike të jetë e kuptuar qartë nga votuesit e mi të Elbasanit, të cilët janë interesi im i vërtetë! /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme