Qeveria pati deklaruar se e ka kthyer projektligjin e Ushtrisë prapa, pasi kishte paraparë ndryshime Kushtetuese. Këtë e kishte thënë i pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj.
Ndonëse u bë një muaj nga deklarata e tillë ende nuk ka pasur informacione të sakta se çfarë po ndodh realisht me transformimin e FSK-së.
Lajmi.net ka kontaktuat me zv/ministrin në ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, i cili tha se janë në fazën e konsultimeve për koordinim final.
“Qeveria e Kosovës është në fazën finale të konsultimeve dhe kjo periudhë po shfrytëzohet për koordinimin final. Nuk bëhet fjalë për aspekte teknike të formulimeve ligjore, sepse ky proces tashmë është në fazën e vendimmarrjes politike”.
Sipas Ramadanit, ministria për FSK-në është e gatshme të procedojë çfarëdo ndryshimi të kërkuar sipas vendimmarrjes politike. Por, sërish, nuk po flasim për aspekte teknike.
“Ne në Ministri dhe në Qeveri jemi në konsultime të përditshme me të gjithë akterët e rëndësishëm në këtë process, në mënyrë që vendimmarrja të jetë e koordinuar mirë”, ka thënë ai.
Deri më tani nuk ka filluar punë intensive për formimin e Ushtrisë, andaj askush deri tani nuk ka dhënë një datë kur do të mund të ndodhë një gjë e tillë, e të njëjtën gjë e tha edhe zv/ministri.
“Transicioni i FSK-së është proces i pakthyeshëm dhe i koordinuar mirë. Kjo do të ndodh”, ka thënë ai.
Ndërsa se a kanë nevojë për buxhet shtesë nëse vjen deri te transformimi i FSK-së, Ramadani ka thënë se ekziston një plan 10 vjeçar, i cili është i domosdoshëm për mos-ngarkimit të buxhetit të Kosovës.
“Për transicionin e FSK-së ekziston plani 10 vjeçar dhe si i tillë do të realizohet në mënyrë të plotë dhe transparente. Në aspektin buxhetor, ne jemi të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e mos-ngarkimit të buxhetit të Kosovës, prandaj në kuadër të planit 10 vjeçar parashihet edhe shuma e caktuar shtesë në buxhetin e FSK-së, që nuk është barrë për buxhetin e Kosovës”, ka thënë ai.
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...