Një Zvicër madhështore ndalon Neymarin dhe Brazilin, barazojnë 1 – 1

21:59 | 17 Qershor 2018
Arbresh.info

Favoriti numër një për të triumfuar në Rusi, Brazili, është ndalur nga Zvicra e shqiptarëve, duke barazuar 1-1 në sfidën që u zhvillua në “Rostov Arena”.

Brazili e nisi mirë sfidën, duke gjetur golin e epërsisë në minutën e 20’, përmes një magjie nga anëtari i Barcelonës, Philippe Coutinho në minutën e 20-të.

Në fillim të pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 50’, Brazili u ndëshkua pas një goditje nga këndi. Steven Zuber shënoi me kokë një gol të dyshimtë duke shtyrë Mirandan.

Deri në fund, dyja skuadrat kishin rastet e veta, por portat nuk u tundën më dhe në fund, Brazili e Zvicra ndanë pikët, teksa në grup prin Serbia me 3 pikë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme