Si mund ta dini që fëmija juaj është majtak apo djathtak?

20:52 | 17 Qershor 2018
A. B.

Se a është fëmija juaj majtak apo djathtak mund të jetë e përcaktuar që në muajin e tetë të shtatzënisë, kanë konstatuar shkencëtarët.

Hulumtuesit e Universitetit Ruhr në Bokum kanë zbuluar që te bebet mund të jetë e caktuar se a janë majtake apo djathtake kur formohet kurrizi, transmeton Telegrafi.

Kurrizi fillon të formohet në javën e gjashtë të shtatzënisë, ndërkaq në javën e tetë bebja fillon të zhvillojë gishtat dhe shputat.

Ekspertët kanë zbuluar me ultrazë që në javën e 13-të të shtatzënisë bebja juaj mund të thitë gishtin e madh të dorës së djathtë apo të dorës së majtë, gjë që mund të zbulojë se a do të jetë majtak apo djathtak.

Studimi, i publikuar në eLife Sciences, konstaton që korteksi motorik i bebes – pjesa e trurit e përfshirë në kontrollin e lëvizjeve, nuk është e lidhur me palcën kurrizore në mitër, siç është menduar më herët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme