Koreja e Jugut shpreson t’i ketë mbajtur si surprizë taktikat ndaj Suedisë duke ndryshuar numrat në seancën e fundit stërvitore dhe në ndeshje, shprehet trajneri Shin Tae-yong.
Lojtarët koreanë janë parë duke veshur numra të ndryshëm pas shpine gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës dhe trajneri thotë se e kanë bërë kastile për të ngatërruar skautët suedezë në prag të ndeshjes, shkruan Telesport.
“Për mendimin tim, kur europianët na shohin ne aziatikët, mendoj se nuk na dallojnë edhe aq qartë, kështu që kemi ndërruar shpesh numrat për të ngatërruar skuadrën suedeze.
“I kemi ndërruar numrat mes njëri-tjetrit pasi nuk donim t’i tregonim kundërshtarit asgjë. Ki Sung-yeng dhe Son Heung-min janë të njohur besoj, por për lojtarët e tjerë mund të ndodhin ngatërresa,” vijon trajneri.
“Për perëndimorët është e vështirë të dallojnë aziatikët dhe prandaj kemi zgjedhur këtë taktikë.”
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...