Google ADS

Paralajmërimi i Bllazheviqit: Kroacia mund ta dërgojë në shtëpi Argjentinë

16:53 | 17 Qershor 2018
Arbresh.info

Në ndeshjen e parë në Kupën e Botës në Rusi, Kombëtarja e Kroacisë ka shënuar fitore të pastër kundër Nigerisë, me rezultat 2:0.

Loja e parë e Kroacisë i ka pëlqyer trajnerit legjendar Çiro Bllazheviq, i cili beson se ekipi i tyre kombëtar do të shkojë lartë në Kupën e Botës.

“Kroacia ka treguar se ka ambicie të mëdha në Kupën e Botës”, ka deklaruar Bllazheviq për Klix.ba.

Ndeshjen e radhës Kroacia e zhvillon me Argjentinën, që ndeshjen e parë barazoi 1:1 me Islandën.

“Do të jetë një test i madh për Kroacinë, sepse kjo ndeshje për Argjentinën po shkon drejtë asaj të jesh apo të mos jesh. Argjentina e di këtë, jam i sigurt se për këtë ndeshje do të flitet një kohë të gjatë”, ka vazhduar legjenda kroate.

“Kam frikë se Argjentina do të paketohet për në shtëpi pas ndeshjes me Kroacinë”, ka vazhduar Bllazheviq./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme