Një person ka hapur zjarr në një koncert në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shkaktuar të paktën një të vdekur dhe 20 të plagosur.
Përsoni nuk është identifikuar ende, por mësohet se në mes të plagosurve është edhe një fëmijë 13 vjeç.
Sipas mediave të huaja ngjarje ndodhi në festivalin “Art All Night” në Trenton të New Jersey, duke gdhirë mëngjesesi i së dielës.
Prokurori Angelo Onofri, në një konferencë shtypi tha se 16 nga 20 të plagosurit u trajtuan për plagë me armë zjarri. Katër prej tyre, duke përfshirë një djalë 13-vjeçar, ishin në gjendje kritike.
Ai tha se dy të dyshuar hapën zjarr gjatë festivalit. Një nga të dyshuarit, një 33 vjeçar, u vra. Një i dyshuar tjetër është në paraburgim.
Autoritetet thonë se rreth një mijë vetë ishin në zonë kur filluan të shtënat.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...