Hernan Krespo ka folur për “La Gazetta dello Sport” pas barazimit zhgënjyes që Argjentina mori me Islandën. Sigurisht në qendër të bisedës ka qenë Mesi.
Mesa duket, as Krespos nuk u ka pëlqyer paraqitja e fenomenit të Barcelonës.
“ Le të nisemi nga 1 e dhënë që tashmë për mua është fakt. Mesi meritonte notën 5, nëse do të kishtë shënuar penalltinë do ti vija një 6-të. Prej tij pritet shumë, por diskutimi është më i gjerë se kaq”.
“Mesi nuk është Maradona, nuk mund ta fitojë Botërorin i vetëm, këtë duhet ta kuptojnë njëherë e mirë argjentinasit. Ai është një fenomen, nëse ka kushtet e duhura, si te Barcelona. Ndryshe, edhe ai do të vuajë. Kush e ndihmoi kundër Islandës? Di Maria nuk e kaloi asnjëherë kundërshtarin” është shprehur Krespo.
Parashikimi i motit për të premten
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...