Katër vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë

13:45 | 17 Qershor 2018
Arbresh.info

Barrikada mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e vendosur nga strukturat paralele serbe të veriut, është hequr përfundimisht më 17 qershor të vitit 2014, rreth orës 5:00 të mëngjesit.

Aksioni për heqjen e kësaj barrikade, që dikur ishte vendosur nga të ashtuquajturat “rojat e urës”, është hequr nga të njëjtit, dhe ka zgjatur rreth katër orë, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.

Gjatë këtij aksioni, mbi urë janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë, të cilët nuk lejonin praninë e qytetarëve afër urës.

Ndryshe, heqja e barrikadës e cila prej shumë kohësh ka ndarë qytetin e Mitrovicës dhe ka penguar lirinë e lëvizjes u bë nga dy eskavatorë që kanë ardhur nga veriu.

Pas kësaj është ndërtuar një park dhe pastaj muri. Të dyja janë hequr por ura sërish nuk u lëshua me arsyetimin se BE po rinovon. Aty ka kohë që kanë përfunduar punimet por ende nuk është lëshuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme