Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama ftonte të gjithë dibranët që t’i bashkoheshin në Peshkopi këtë të dielë për të qenë të pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e “Rrugës së Arbërit”.
Përmes rrjeteve sociale, kryeministri ua kujtoi sërish dibranëve dhe shqiptarëve me urimin tradicional të “Mirmëngjesit” në rrjetet sociale.
“Dibra që duam sot hap një faqe të re që do ta shkruajmë së bashku, me një vepër të madhe publike, një rrugë moderne me standarde europiane e vepra arti, e cila do ta bëjë Dibrën pjesë të metropolit shqiptar të së nesërmes dhe tê sjellë punësim e zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm, pas shumë dekadash izolim”, thotë ai, përcjell TCH.
Thuajse dy orë më vonë, po përmes rrjeteve sociale dhe ERTV-së ai nis transmetimin e ceremonisë për fillimin e punimeve, nën moton “Rruga e Arbërit, Premtim i mbajtur”.
Thirrjes për pjesëmarrje në shesh me këtë rast i ishin përgjigjur një pjesë e dibranëve me flamuj shqiptarë në duar, duke e shndërruar atë që duhet të ishte një ceremonia e thjeshtë përuruese e nisjes së punimeve në një aktivitet elektoral të mirëfilltë, kur duhet një vit nga mbajtja e zgjedhjeve vendore në vend.
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...