Google ADS

Musliu ngushëllon familjen Haradinaj: Baca Hilmi s’kurseu asgjë për dheun e Kosovës

12:54 | 17 Qershor 2018
V. S.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu, ka ngushëlluar familjen Haradinaj me rastin e ndarjes nga jeta të babait të Kryeministrit Ramush Haradinajt, Hilmiut.

Musliu mesazhin e saj ngushëllues e ka shoqëruar me një fotografi në të cilën shihej bashkë me të ndjerin Hilmi Haradinaj, ndërsa ka thënë se ai nuk kurseu asgjë, njofton Klan Kosova.

”Bacen Hilmi do ta kujtojme perhere si Burre trim e fjale pak! I lehte i qofte dheu i Kosoves per te cilen asnjeher s’kurseu asgje! U prehte ne paqe shpirti i tij! Ngushllime Familjes Haradinaj!”/klan kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme