Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi, kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, babai i të cilit ndërroi jetë.
Meta evidenton vlerat e larta të Hilmi Haradinajt si patriot dhe faktin se ka pasur rastin ta njohë personalisht.
“Me hidhërim të madh, – shkruan Meta, – mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, këtij patrioti të madh të luftës çlirimtare të Kosovës, babai i dy heronjve të UÇK-së, Luanit dhe Shkëlzenit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, i cili shtëpinë e familjen e tij e ktheu në kështjellë të pamposhtur të qëndresës dhe luftës për liri kombëtare. Ai ishte një burrë i traditës, mikëpritjes dhe atdhedashurisë.
Kam pasur fatin e madh ta njoh nga afër dhe të ndjej mikëpritjen bujare të këtij njeriu të madh.
Ngushëllime të thella Familjes Haradinaj, të afërmve dhe miqve të tij të panumërt. Shpirti i tij u Prehtë në paqe!” përfundon mesazhi i Metës./arbresh.info/
Turqia aleate me Perëndimin, mike me Rusinë
Debati në Këshillin e Sigurimit, Hasani: Më shumë mbështetje...
Arrestohet një person në Zveçan për armëmbajtje pa leje, sek...
Policia shqiptoi 1 mijë e 554 gjoba trafiku për një javë në ...
Von der Leyen vazhdon turin ballkanik – nesër vjen në Kosovë
Përfshihet nga zjarri një veturë në Ferizaj