Zaev: Të bashkuar ecim para, të ndarë biem

11:10 | 17 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Maqedonisë para nënshkrimit të marrëveshjes historike foli për 27 vjeçarin e bisedimeve dhe për përfundimin e këtij kontesti më në fund me një marrëveshje të rëndësishme që nënshkruhet sot.

”Sa ditë e mirë dhe e madhe. Ta patçim me shëndet. Aristoteli ka thënë se pa shpresë dhe fuqi nuk bënë gjë. Kur i ke këto, mundesh male të shembësh. Me të vërtetë ne sot kemi lëvizur malet. Krejtë kanë dyshuar. Sot ne i themi ndal ndasive. Pyetja e njejtë ka qenë e hapur për tre dekada. Për këtë sot ne këtu së bashku do të shkruajmë historinë. Ky vendim i përbashkët i joni, na bëri një shok. Një shok që deri dje e quanim armik. Së bashku ne bëmë zgjidhje për botën që nuk do të lodhet me punët tona. Së bashku, krijojmë një familjë për bashkëpunim dhe jo për rivalitet. Të ndihmohemi si dy shtete fqinje. Të bashkuar ecim para, të ndarë biem. E kemi të rëndësishme të shohim para dhe e pamë se me izolim shtetet prishen. Një mesazh për kundërshtarët e kësaj marrëveshje në dy shtetet: Shtetet tona duhet t’i dalin në pah popullit dhe t’i thonë jo frikës dhe populizmit. Evropa është më e fortë se frika. Evropa nuk njeh mure. Demokracia lufton kundër problemeve, dhimbjeve dhe frikës” tha Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Kjo marrëveshje është rruga jonë për të ardhmen. Sot jemi krenar për marrëveshjen tonë. Krenar pasi jemi bashkë rreth diçka që na ndante”

”Desha ta them këtu se në shenjë falemnderimi për Mattheë Nimetz për mundin në 30 vitet e kaluara, i them urime ditëlindjen” përfundoi Zaev.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme