Pacolli: Baca Hilmi dha gjithçka për Kosovën

09:34 | 17 Qershor 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeminsitri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli i shprehur ngushëllime familjes Haradinaj dhe tërë Kosovës për vdekjen e babait të kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj.

Pacolli përmes një stausi në Facebook ka thënë se kujtimi për të do të jetë i paharruar, përcjell arbresh.info.

“Baca Hilmi dha gjithçka për Kosovën. Ai sot nuk është në mesin tonë, fizikisht, por kujtimi i tij do të jetë i paharruar. Ngushëllimet e mia më të thella familjes Haradinaj, Gllogjanit dhe tërë Kosovës!”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme