Marrëdhënie seksuale gjatë Botërorit, reagon Putin

09:30 | 17 Qershor 2018
Arbresh.info
Presidenti rus, Vladimir Putin, me anë të një deklarate për shtyp i është kundërpërgjigjur apelit të deputetes komuniste, e cila kërkoi që ruset të mos kishin marrëdhënie intime me të huajt gjatë Botërorit. Putin u shpreh se ruset janë aq të zgjuara sa për të vendosur vetë.
“Femrat ruse janë më të mirat në botë, dhe mund të vendosin vetë se çfarë të bëjnë”. Me këto fjalë, zëdhënësi i Vladimir Putin, Dimitri Peskov, i ka dhënë fund polemikave pas deklaratave të deputetes Tamara Pletniova.

Kryetarja e Komisionit për familjen, gratë dhe fëmijët rusë. Pletniova i kishte bërë apel të gjitha grave në vend që të mos kryenin marrëdhënie seksuale me të huajt gjatë Botërorit.

Ajo i referohej ngjarjeve të ndodhura në vitet ‘80 pas Lojërave Olimpike, kur sipas saj në vend u shënua një rekord lindjesh, të fëmijëve që u rritën pa baba sepse ishin fëmijë të tifozëve dhe atletëve të huaj që morën pjesë në këto Lojëra Olimpike.

Ajo u shpreh se gratë ruse duhet të bëjnë fëmijë me rusët.

Fenomeni në fjalë u shoqërua dhe me shprehjen “Fëmijë të Lojërave Olimpike”, për të dalluar të vegjlit që diskriminoheshin pasi pjesa më e madhe e tyre kishin lindur si pasojë e marrëdhënieve të ruseve me meshkuj afrikanë, të Amerikës Latine apo Azisë.

Deklaratat e Pletniovas, deputete e Partisë Komuniste në një intervistë radiofonike në Moskë, shkaktuan reagime dhe në parlamentin rus.

Një nga të pakët persona që mbështetën publikisht deputeten ishte dhe bashkëshortja e ish-futbollistit rus të Çelsit, e cila u shpreh se ishte shumë dakord që ruset të mos kenë marrëdhënie me të huajt gjatë kampionatit botëror, pasi ruset janë vajza të ndershme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme