Sot, duke filluar nga ora 9.40 ose 10.40 me kohën lokale greke në fshatin Nivici ose Psaridis, (në greqisht), do të fillojë ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga qeveria thonë se ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikola Dimitrov dhe Nikos Kotzias do të nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe partneritetit strategjik në mes dy vendeve.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev do të kryesojë delegacionin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Delegacioni i Maqedonisë do të përfshihet nga zv. kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska Jankovska, ministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
Në Psarades, ata do të mirëpriten nga kryeministri i Qeverisë së Republikës së Greqisë, Alexis Tsipras dhe delegacioni i qeverisë greke. Dimitrov dhe Kotzias do të nënshkruajnë marrëveshjen, së bashku me ndërmjetësin në negociatave, ambasadori Matthew Nimetz. Nga ana e zhvillimeve të përbashkëta në ceremoninë zyrtare në Republikën e Greqisë, kryeministrat Zaev dhe Tsipras do të të mbajnë fjalim.
Sipas agjendës së zhvillimeve, takimi zyrtar i dy delegacioneve do të vazhdojë pastaj në anën e Maqedonisë në Prespë, në Oteshevo, ku të dy delegacionet do të kenë një bisedë dypalëshe dhe një drekë të përbashkët.
Nënsekretari për Çështjet Politike të Kombeve të Bashkuara, Rosemary Di Karlo, përfaqësuesi i lartë i Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të Bashkimit Evropian dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Federica Mogherini, do të jenë të pranishëm gjatë gjithë ceremonisë, si në Greqi ashtu edhe në Republikën e Maqedonisë. I pranishëm do të jetë edhe Johannes Hahn, Komisionari për Politikat Evropiane për fqinjësi të mirë dhe përgjegjës për zgjerimin e BE-së.
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...