Nga: Azem Parllaku
“E mira është e keqe dhe e keqja është e mirë”, këto janë fjalët që Bekoni i vuri në gojën e shtrigave, në tragjedinë e Shekspirit “Makbethi”
Frensis Bekoni, njihet si “babai” i “shkencës” moderne dhe autori i vërtetë i dramave të “Shekspirit”…(?!)
Një biografi e shkurtër e Bekonit, sipas Samuel Enoch Stumpf “Filozofia Historia&Problemet”:
“…Bekoni, hyri në Kembrixh në moshën dymbëdhjetë vjeçare dhe në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare u pranua në grupin e seniorëve. Në vitet më pas u nderua nga Mbretëresha Elisabeth dhe Mbreti James I, si anëtar i Parlamentit, Shtëpisë së Lordëve dhe në të njëjtën kohë u bë Gjeneral-Solcitor(1), lord dhe së fundi Lord kancelar…”
Një biografi e shkurtër e Shekspirit, referuar “Enciklopedia e Përgjithshme e Oxfordit”:
“…Shekspiri, ndoshta nisi të shkruante për skenë nga fundi i viteve 1580, ndonëse pjesët e tij ishin vënë shumë herë në skenë sa ishte gjallë, shumica nuk qenë shtypur deri në vitin 1623, kur doli botimi me format të madh…”
Studiuesi Meni P. Hill, njëri nga historianët më të famshëm të Masonerisë, nuk ka dyshim mbi faktin se Bekoni ka lindur nga marrëdhënia ndërmjet mbretëreshës Elisabetë I, “mbretëresha virgjëreshë” dhe të dashurit të saj Robert Dadlejit, kont i Lejcesterit.
Ai ishte rritur nga Nikolas dhe Ana Bekoni, për t’u bërë njeriu më me ndikim i vendit të tij, në nivel publik dhe jo vetëm, siç jepen të dhënat në biografi.
David Icke, autori i best sellerit “Sekreti më i madh”, na kujton se, “…pasi kishte ekzekutuar rivalen Marie, mbretëreshë e skocezëve, Elisabeta iu përvesh punës për rimëkëmbjen e Kishës së Anglisë, kryetare supreme e të cilës u bë ajo vetë”.
Duke ndjekur logjikën e autorëve të cituar, dhe autorë të tjerë, të cilët kanë shkruar për atë periudhë, rezulton se Frensis Bekon u shqua si një zotërues i lartë i dijes, gjatë mbretërimit të nënës së tij Elisabetës I dhe pasardhësit të saj Xhejmsit I, mbretit skocez që, në vitin 1603, bashkoi monarkinë angleze me atë skoceze.
Në këtë kohë Bekoni drejton përkthimin e Biblës së mbretit Xhejms.
Më vonë Bekoni është akuzuar se ka bërë me dashje një përkthim të ngatërruar të Biblës, i frymëzuar dhe zotërues i lartë i dijeve të fshehta.
Në historinë e filozofisë Bekoni është quajtur edhe “babai” i shkencës moderne, shkencës sipas të cilës kjo botë është gjithçka që ekziston, që është e përqendruar vetëm në nivelin fizik të ekzistencës.
David Icke, në artikullin e tij “E njëjta fytyrë tjetër maskë”, nuk dyshon ta quaj Bekonin si anëtar të shoqërive të fshehta, i përfshirë në përçarjen e Kishës së Krishterë, dhe krijimin e “shkencës” moderne, e cila ka vënë në diskutim shumë prej tezave themelore të krishterimit.
Gjithmonë nën ndikimin e Bekonit dhe bashkëpunëtorëve të tij, u bë i mundur krijimi i shërbimeve të fshehta në të gjithë Europën, të njohura me emrin “British Intelligence”, kështu pohojnë autorë të shumtë të teorive të konspiracionit.
Njëri nga këta autorët Henry Makow, i cili konsultohet në internet, thotë se, “Bekoni nëpërmjet kodesh zbuloi se ishte autori i vërtetë i veprave të Shekspirit, ndërkohë në kodet e tij përdori dhe simbolizmin e tarokëve (letrave të një loje bixhozi me origjinë të lashtë), përfshirë numrat 21, 56, dhe 78, që në tufën e tarokëve i referohen mosmarrëveshjes, përçarjes, grindjes”.
George C. Andrewes në botimin e tij “Jashtëtokësorët midis nesh”, na kujton se, “Në botimin e veprave shekspiriane të vitit 1623, emri i pagëzimit i Bekonit shfaqet 21 herë në faqen 56, ndërsa në njërën prej faqeve të para të dramës së “Shekspirit” Henriku IV, emri “Frensis” shfaqet 33 herë, kaq ishte numri i tij ekzoterik”.
Cfarë u tha më sipër, na bën të dyshojmë që dramat më të famshme të botës të jenë shkruar nga Shekspiri, lindur në një fshat Stratford, në të cilin nuk ekzistonte ndonjë shkollë, e cila ishte në gjendje t’i jepte një përgatitje, aq të përparuar sic tregojnë veprat e tij.
Prindërit e tij ishin analfabetë dhe siç kanë rrëfyer të njohurit e tij, ai tregonte një mosinteresim të plotë për studimin.
E migjithatë dramat e tij qenë shkruar nga dikush që kish njohje të madhe të botës, e cila mund të rridhte vetëm nga leximi i librave të ndryshëm dhe nga përvoja udhëtimesh personale të panumërta.
Shekspiri nuk zotëronte një biblotekë të tillë, e nuk rezulton të ketë bërë udhëtime jashtë vendit.
Bekoni, përkundrazi zotëronte një bibliotekë të përmasave të mëdha, e vizitoi shumë prej vendeve, që paraqiten në ato drama.
Ku e fitoi Shekspiri njohjen e tij të frëngjishtes, të italishtes, të spanjishtes, të danishtes, të latinishtes dhe greqishtes klasike?
Bija e Shekspirit Xhuditi, ishte analfabete dhe në moshën 27-vjeçe, nuk dinte ende të shkruante emrin e saj. Nuk ka kuptim të mendosh se, një njeri që shkruante aq mirë, të mund të kishte një vajzë e cila nuk ishte në gjendje të bënte nënshkrimin e saj.
George C. Andrews, duke folur për Shekspirin thotë, që “Ekzistojnë vetëm gjashtë ekzemplar të njohur të shkrimit të Shekspirit, të gjithë nënshkrime, tre prej të cilave janë mbi testamentin e tij. Ato tregojnë një mos-afërsi me shkrimin dhe me një dorë sipas gjasës të drejtuar nga dikush tjetër”.
Në testament janë përmendur shtrati i tij i dytë më i mirë dhe një tas i veshur me argjend, e asgjë tjetër që ka të të bëjë të mendosh se ai ka shkruar, apo zotëruar ndonjë vepër të vetme letrare.
Prapa dramave të Shekspirit me siguri fshihet mendja dhe dora e dikujt tjetër, ndoshta Bekoni i cili vuri në gojën e shtrigave, në tragjedinë e Shekspirit “Makbethi” fjalët “E mira është e keqe dhe e keqja është e mirë”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?