Çerdhet publike, 1 muaj pushim

08:34 | 17 Qershor 2018
Arbresh.info

Me një vendim të Komunës së Prishtinës, çerdhet publike në kryeqytet nuk do të punojnë nga 15 korriku deri më 15 gusht.

Për dallim nga vitet e tjera kur kopshtet publike mbylleshin për dy jave, këtë vit ato do të qëndrojnë në pushim një muaj, raporton emisioni 038 në KTV.

Drejtori i arsimit, Jonuz Salihaj, thotë të ketë pasur presion nga drejtuesit e këtyre çerdheve që të jetë një muaj, për arsye që të mundësohet rinovimi i tyre dhe të dezinfektohen.

Thotë se në disa çerdhe investimet për rinovim janë të domosdoshme e që mund të marrin edhe më shumë kohë.

Drejtoresha e çerdhes “Xixëllonjat” në lagjen Pejton thotë se objekti ka nevojë për investime, pasi është një ndër kopshtet më të vjetra.

Por me këtë vendim nuk po pajtohen prindërit.

Vendimi do të vlejë vetëm për tetë çerdhet publike që janë në kryeqytet.

Ato në komunitet do të vazhdojnë punën edhe gjatë verës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme