Gërhitja e përhershme mund të bëhet më tepër se një bezdisje. Përveç pengimit të gjumit të partnerit/partneres, nëse gërhitja shkaktohet nga apnea obstruktive e gjumit, ju mund të rrezikoheni nga ndërlikime të tjera, ku përfshihet:
Kur duhet të paraqiteni tek mjeku
Paraqituni tek mjeku nëse keni këto simptoma:
pasi mund të jenë tregues nëse gërhitja shkaktohet nga një gjendje më e rëndë, siç është apnea obstruktive e gjumit.
Konsultohuni më pediatrin nëse fëmija juaj gërhet, pasi edhe fëmijët mund të vuajnë nga apnea. Shkaktaret e apneas obstruktive të gjumit tek fëmijët mund të jenë: probleme me hundën dhe fytin, bajamet e zgjeruara, obeziteti i cili ngushton rrugët e frymëmarrjes tek fëmijët.
Përgatituni për takimin me mjekun
Fillimisht duhet t’i drejtoheni mjekut të familjes. Ky i fundit mund t’ju referojë tek një mjek specialist në trajtimin e çrregullimeve të gjumit ose tek një specialist i veshit, hundës apo fytit.
Meqenëse vizitat tek mjeku janë të shkurtra, ndonëse ka shumë për të folur, është mirë të shkoni të parapërgatitur. Më poshtë keni disa informacione që do t’ju ndihmojnë gjatë takimit dhe çfarë të prisni prej mjekut.
Çfarë mund të bëni.
Shkruani të gjitha simptomat që keni përjetuar, përfshirë edhe ato të cilat duken jo relevante me arsyen e këtij takimi. Pyesni partnerin/partneren që t’iu përshkruajë çfarë ai/ajo ka vënë re gjatë natës teksa ju flinit.
Ose, më mirë kërkojini partnerit tuaj t’ju shoqërojë në takimin me mjekun, kështu ai/ajo tregon më shumë për simptomat.
Bëni një listë të medikamenteve, vitaminave që jeni duke marrë.
Shkruani pyetje që dëshironi t’i bëni mjekut.
Koha me mjekun do të jetë e limituar prandaj bëni një listë pyetjesh që t’ju ndihmojë të shfrytëzoni të gjithë kohën me të.
Çfarë të prisni nga mjeku?
Mjeku do t’ ju bëj shumë pyetje. Të qenët gati t’ju përgjigjeni pyetjeve ju kursen kohë për t’u kushtuar më shumë pikave që ju interesojnë. Doktori mund t’ju pyesë:
Teste dhe diagnoza
Për të diagnostikuar gjendjen shëndetësore, mjeku do të rishikojë shenjat dhe simptomat si dhe historikun mjekësor. Ai do të kryejë gjithashtu një ekzaminim fizik. Mund të pyesë edhe partnerin/partneren për mënyrën e gërhitjes, për ta kuptuar më mirë problemin.
Analiza
Mjeku mund t’ju kërkoj të bëni një skaner, siç është X-ray, skanim tomografi të kompjuterizuar ose rezonancë magnetike të imazhit për të kontrolluar strukturën e rrugëve të frymëmarrjes.
Studimi i gjumit
Në varësi të ashpërsisë së gërhitjes suaj dhe simptomave të tjera, mjeku mund t’ju kërkojë të bëni një studim të gjumit, që shpesh kryhet në shtëpi, por, në varësi të problemeve të tjera mjekësore, mund t’ju duhet të qëndroni edhe në një qendër të specializuar në studimin e gjumit për t’u monitoruar nga specialistët.
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...