Google ADS

Kante transferohet në PSG?

21:58 | 16 Qershor 2018
Arbresh.info

Ylli francez, N’Golo Kante, mund të largohet nga Chelsea për t’u rikthyer në kampionatin francez.

Kante që brenda tre viteve shpërtheu në futbollin anglez, fillimisht me skuadrën e Leicester City, duke u shpallur kampion i Anglisë, që e arriti edhe me skuadrën e Chelsea sezonin e kaluar.

Kante apo “Makelele i ri” në Leicester City ishte transferuar nga një skuadër e ligës së tretë të Francës.

Sipas The Mirrror, kampioni i Francës është i gatshëm të bëjë ofertë për 102 milionë euro për mesfushorin francez.

Por, mbetet të shihet nëse Chelsea do ta pranojë apo jo ofertën e PSG-së./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme