Danimarka ka fituar me rezultat minimal në ndeshjen e saj hapëse kundër Perusë në Kupën e Botës në Rusi të shtunën pasdite.
Kasper Schmeichel ka bërë një paraqitje për t’u mbajtur në mend duke e ruajtur portën e paprekur në fitoren 1-0 të Danimarkës kundër Perusë në Grupin C në Kupën e Botës në Rusi, percjelle express.Në një ndeshje mjaft të barabartë, Peru fitoi një penallti në minutën e fundit të pjesës së parë, por Cueva e ekzekutoi atë në mënyrën më të dobët të mundshme, duke e dërguar topin lartë mbi portën e Schmeichel.
Pas një ore lojë, Eriksen i dhuroi një pasim mjeshtëror Yussuf Poulsenit, i cili shënoi me lehtësi golin që doli të jetë i tri pikëve për danezët.
Por, më meritori për këtë fitore është padyshim portieri Schmeichel, i cili në disa raste bëri pritje të jashtëzakonshme duke ua mohuar golin peruanëve.
Danimarka tani ka 3 pikë aq sa edhe Franca në Grupin C, ndërkohë që Peru dhe Australia mbesin pa pikë pas rrethit të parë.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin