Kroatët ‘bllokojnë’ Kaliningradin, shpalosin një flamur gjigant

16:55 | 16 Qershor 2018
Arbresh.info

Kombëtarja e Kroacisë sonte zhvillon ndeshjen e parë në Kupën e Botës në kuadër të grupit D.

Është Nigeria kundërshtari i parë i Kroacisë në Rusi, në ndeshjen që do të zhvillohet në Kaliningrad, duke filluar nga ora 21:00.

Mijëra tifozë kroatë kanë udhëtuar në Kaliningrad për të mbështetur kombëtaren e tyre, shkruan lajmi.net.

Ata madje kanë shpalosur edhe një flamur 96 metra të gjatë në sheshin e madh të këtij qyteti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme