Pamjet nga përleshja me thika në Ferizaj, ku humbi jetën Elvedin Ibrahimi

15:47 | 16 Qershor 2018
Arbresh.info

Elvedin Ibrahimi vdiq mbrëmë nga plagët e marra pas therjes me thikë në një nga lokalet e qytetit të Ferizajt në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Besohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e problemeve të mëhershme që kanë pasur mes vete viktima dhe sulmuesit.

Nga pamjet e siguruara nga Klan Kosova shihet momenti kur dyshuarit e sulmojnë Elvedin Ibrahimin.

Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit D.SH. për veprën penale “vrasje e rëndë” është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër M.M. i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje” gjithashtu është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rast.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme