Google ADS

Pse duhet vlerësuar lënda e qytetarisë

17:03 | 19 Mars 2015
Arbresh.info

1.Paisë nxënësit me njohurit e domosdoshme praktike për ligjin dhe me aftësitë për ti përdorur ato në jetën e përditshme.
2. Rrit nivelin e përvetësimit dhe të kuptimit të parimeve dhe vlerave qe qëndrojnë në themel të kushtetutës e të ligjeve që rregullojnë marrëdhëniet në të gjitha fushat e jetës dhe të veprimtarisë njerëzore.
3. Rrit nivelin e ndërgjegjësimit dhe te njohurive për cështjet dhe kundershtitë e sotme lidhur me ligjin dhe zbatimin në fushat kryesore të veprimtarisë njerëzore.
4. Rrit pjesëmarrjen aktive qytetare ne fushën e respektimit të Kushtetutës dhe te të drejtave të njeriut.
5. Rrit ndjenjën e tolerancës, te paanshmërisë dhe të drejtësisë.
6.Zhvillon vullnetin dhe aftësitë për të zgjidhur mosmarrëveshjet përmes rrugës(mekanizmave) zyrtarë dhe, kur është e nevojëshme, përmes rrugës(mekanizmave) jo zyrtarë.
7. Zhvillonë më tej aftësitë bazë si: të mënduarit kritik dhe arsyetimi, komunikimi, vëzhgimi, zgjidhja e problemit. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme