Gjashtë oficerë policie në Meksikë janë vrarë në shtetin qendror të Puebla që është mbytur nga bandat e përfshira në trafikun e drogës, vjedhjes së naftës dhe rrëmbimeve.
Pesë burra dhe një grua që i takonin forcës komunale të Amozoc, rreth 150 kilometra nga Meksiko City, transmeton portali arbresh.info.
Sekretari shtetëror i Sigurisë, Jesus Morales tha se autoritetet gjetën një kamion cisternë me një ngarkesë “të paligjshme” të karburantit në skenën rurale të krimit.
Dy të dyshuar të armatosur u arrestuan, tha ai.
Puebla shpesh sheh përleshje midis policisë dhe grupeve kriminale që synojnë vjedhjen e karburantit nga tubacionet që i përkasin kompanisë shtetërore të naftës Pemex.
Në maj, 119 punonjës policie në Puebla u hoqën nga detyra me dyshimin për bashkëpunim me hajdutë të karburantit.
Meksika po lufton me një valë krimi të dhunshëm me një rekord prej 25,000 njerëz të vrarë vitin e kaluar.
Më shumë se 90 për qind e krimeve të dhunshme në vend mbeten të pandëshkuara./Arbresh.info/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...