Google ADS

Francë – Australi, dy penalti për tre minuta

13:23 | 16 Qershor 2018
Arbresh Info

Pjesa e dytë mes ndeshjes Francë dhe Australi duket të jetë mjaftë intesive.

Brenda vetëm tre minutave, gjyqtari ka ekzekutuar dy penalti këtë takim, shkruan portali arbresh.info.

“Les Blues” shënuan për 1 me 0 në minutën e 58′ të pjesës së dytë. Me shfrytëzimin e teknologjisë VAR për asistencë të trajnerëve, skuadra e Didier Deschamps siguroi një goditje nga pika e bardhë pas ndërhyrjes së palejuar që ishte bërë ndaj Antoine Griezmann fare pranë zonës së penaltisë.Goditja nga ylli i Atleticos ishte e pandalshme dhe kështu Franca siguroi epërsinë.

Por, mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, preku çuditërisht topin me dorë në zonën e rreptësisë duke i dhuruar Australisë një mundësi të artë.

Mile Jedinak ekzekutoi goditjen nga penaltia duke barazuar shifrat për 1 me 1 në minutën e 61′./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme