Google ADS

“Arsyeja” pse Ronaldo përkëdheli mjekrën pasi shënoi nga penaltia kundër Spanjës

12:58 | 16 Qershor 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo duket se kishte një mesazh për të gjithë pasi shënoi golin e tij të parë për Portugalinë kundër Spanjës – “Unë jam më i miri, jo Lionel Messi”.

33-vjeçari i shtoi një tjetër kapitull karrierës së tij të mrekullueshme mbrëmjen e kaluar me një hat-trick të jashtëzakonshëm në Kampionatin Botëror, transmeton portali arbresh.info.Ai realizoi golin e epërsisë pas vetëm pesë minutave duke shënuar nga penaltia për tu bërë lojtari i katërt në histori që ka shënuar në katër turne radhazi.

Ronaldoi siguroi goditjen nga pika e bardhë pas ndërhyrjes nga Nacho Fernandez dhe me besim të plotë realizoi gol duke festuar te pika e rivënies nga këndi për ta festuar atë.

Ai kërceu lartë në ajër para se të përkëdhelte mjekrën e tij.

Sigurisht, Ronaldo nuk u ndalë as pas këtij goli sepse arriti të finalizoj hat-trick duke shënuar një supergol nga gjuajta e lirë në minutat e fundit pas golit që siguroi pas gabimit të De Geas.

Por, festimi i tij në golin e parë është diçka që ka bërë të gjithë të flasin rreth saj.

‘GOAT/Dhija’ apo ‘Greatest of All Time’ është akronim i “Më i miri i të gjitha kohorëve”.Tifozët besojnë se Ronaldo me këtë gjest i ka dërguar një mesazh të qartë Messit që së fundmi ka pozuar me një dhi duke i treguar se kush është në të vërtetë ‘GOAT/Dhija’./arbresh.info/

Shikoni reagimet e tyre në rrjete sociale:

https://twitter.com/JoeyHolmes94/status/1007686139409518596

https://twitter.com/JuliusCzar_/status/1007685696100884481

https://twitter.com/DrFadiHassan/status/1007685486645825538

https://twitter.com/AltamashAhmed10/status/1007685386083209218

https://twitter.com/JayBeck5/status/1007685688316366848

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme