Google ADS

Arrihet armëpushimi pas dhunës së përgjakshme në Nikaragua

10:18 | 16 Qershor 2018
Arbresh.info

Qeveria e Nikaraguas dhe grupet opozitare janë pajtuar për armëpushim, pas disa javëve të dhunës ku mbetën të paktën 170 persona të vdekur.

Një komision i së vërtetës do të formohet, kurse hetuesit ndërkombëtarë do të lejohen në vend, transmeton portali arbresh.info.

Bisedimet e paqes në Managua u ndërmjetësuan nga Kisha Romane Katolike.

Protestat nisën me 19 prill, pasi qeveria e presidentit Daniel Ortega vendosi shkurtime pensionale dhe shkurtoi programet e sigurisë sociale.

Shkurtimet u reduktuan më vonë, por protestat evoluan në një kundërshtim të qeverisë së Ortega, dhe mijëra njerëz dolën në rrugë.

Zyrtarët e qeverisë, grupet e shoqërisë civile të opozitës dhe peshkopët katolikë thanë se duhet të kishte një ndërprerje të menjëhershme të dhunës dhe kërcënimeve nga të gjitha anët./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme