Vuçiq për zhdukjen e gazetarit hedh fajin nga Kosova

08:49 | 16 Qershor 2018
Arbresh.info

Ditë më parë në mediat serbe u raportua për zhdukjen e gazetarit Stefan Cvetkoviq, i cili po hetonte vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Pas këtij informacioni, Ministria e Brendshme serbe bëri të ditur se ka angazhuar disa ekipe për kërkimin e tij. Ndërsa, dje ai u gjet shëndosh e mirë në një lagje serbe.

Për këtë njoftoi presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku në një mënyrë u mundua të fajësoj njerëz nga Kosova, raporton Periskopi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në një konferencë të jashtëzakonshme për media që mbajti dje njoftoi se është gjetur gazetari serb Stefan Cvetkoviq, i cili po hetonte vrasjen e Oliver Ivanoviqit, e ishte raportuar si i zhdukur qe disa ditë.

Vuçiq duke mos dhënë detaje, njoftoi se gazetari është shëndosh e mirë.

Në të njëjtën konferencë, Vuçiq tregoi se gazetari serb do të qëndronte një kohë në Polici, derisa rasti të qartësohej në tërësi.

Gazetarët e bombarduan Vuçiqin me pyetje për këtë rast të dyshimtë, por refuzoi të përgjigjej pothuajse në të gjitha prej tyre.

Në të njëjtën konferencë, Vuçiq u mundua t’ia hedhë fajin Kosovës për zhdukjen e gazetarit.

Disa herë, ai kishte përmendur disa thirrje të çuditshme nga Prishtina që kinse i janë bërë gazetarit serb.

“Nuk mund të japim më shumë detaje, sepse Policia po kryen hetimet. Por, janë zbuluar disa biseda të çuditshme nga territori i Kosovës”, deklaroi Vuçiq.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme