Shtyhet edhe për një vit mandati i Bundeswehrit në Kosovë. 29 milionë Euro do të kushtojë ky mandat në 12 muajt e ardhshëm.
Bundestagu gjerman miratoi vazhdimin e misionit të ushtarëve gjermanë në Kosovë, i cili është edhe misioni më i vjetër aktualisht i Bundeswehrit jashtë vendit.
Për këtë vendim kanë votuar shumica dërmuese e deputetëve gjermanë: 508 deputetë ishin për vazhdimin e mandatit në Kosovë, ndërsa 136 kundër, 4 abstenuan dhe 61 nuk votuan. Votat pro erdhën nga deputetët e koalicionit qeveritar CDU/CSU dhe SPD dhe të grupit parlamentar të të gjelbërve dhe liberalëve (FDP), përcjell DW.
Misioni i ushtarëve gjermanë në Kosovë është aktualisht më i gjati dhe ka filluar para 19 vitesh (në vitin 1999, pas tërheqjes nga Kosova të trupave serbe). Aktualisht në Kosovë, në kuadër të Kosovo Force (KFOR) ndodhen rreth 400 ushtarë gjermanë. Por mandati i Bundestagut lejon angazhimin njëkohësisht të deri në 800 ushtarëve. Pjesa tjetër e kontigjentit është në gjendje gatishmërie dhe mund të dërgohen në Kosovë në rastet emergjente.
Misioni i ushtarëve gjermanë në Kosovë do të kushtojë në 12 muajt e ardhshëm rreth 29,8 milionë euro. Por shumica e deputetëve gjermanë janë të mendimit, se ky është një mision shumë i arsyeshëm dhe i suksesshëm për ruajtjen e paqes dhe qetësisë në Kosovë. Mandati i ushtarëve gjermanë në Kosovë vazhdohet çdo vit.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...