Kosovarët kanë hyrë kogja në kredi gjatë vitit 2017. Gjatë këtij viti vlera e kredive u rritë për 11.5 për qind krahasuar me vitin paraprak.
“Në kuadër të aseteve të sektorit bankar, vlera e gjithsej kredive të lëshuara nga bankat komerciale shënoi një rritje vjetore prej 11.5 përqind, duke arritur në 2.49 miliard euro”, thuhet në raportin e BQK-së.
Depozitat, sasia e parave që kosovarët i mbajnë nëpër banka, është rritur me një ritëm më të ulët. Por, depozitat vazhdojnë të mbesin më të larta se kredit.
“Në të njëjtën periudhë, vlera e gjithsej depozitave në sektorin bankar të Kosovës arriti në 3.09 miliard euro, që përbën një rritje vjetore prej 6.8 përqind”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së.
Në vitin 2017, sistemi financiar u karakterizua me rritje të aktivitetit, në të gjithë sektorët.
“Vlera e gjithsej aseteve të sistemit financiar të Kosovës arriti në 5.91 miliardë euro në vitin 2017, që përkon me një rritje vjetore prej 9.7 përqind. Gjatë vitit 2017, asetet e sektorit bankar shënuan rritje vjetore prej 6.4 përqind, duke arritur në 3.87 miliardë euro”, thuhet tutje në raportin e BQK-së.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë