Hetriku spektakolar i CR7 shtang Spanjën në barazimin dramatik

22:02 | 15 Qershor 2018
Arbresh.info

Kombëtarja e Spanjës ka treguar karakter fantastik ndaj kombëtarës së Portugalisë duke fituar me rezultat 3-2, edhe pse ishte dy herë në disavantazh.

Sfida në Sochi në stadiumin impozant Fisht Stadium ku dëgjohej zëri i Era Istrefit para ndeshjes, filloi me atmosferë impozante.

Foto: Getty Images

Ronaldo pas vetëm katër minutash lojë kaloi Portugalinë në epërsi pas një penaltie të realizuar mjeshtrisht.

Spanja filloi të krijonte raste të shumta dhe arriti të gjejë golin e barazimit 20 minuta më vonë.

Foto: Getty Images

Diego Costa pas një kundërsulmi pranoi topin në zonë për të mashtruar disa lojtarë, e për të lansuar goditjen që la pa opsione portierin portugez për 1-1.

Në fund të pjesës së parë Ronaldo sërish realizoi, teksa Spanja po kërkonte fuqishëm epërsinë.

Një goditje e ulët e fuqishme befasoi De Gean i cili gaboi dhe la për herë të dytë skuadrën e tij në disavantazh. 2-1 për Portugalinë, e goli i dytë i mbrëmjes për Ronaldon.

Foto: Getty Images

Portugalia mendoi se ishte afër fitores dhe hyri me mungesë përqëndrimi në pjesën e dytë. Kjo u shfrytëzua nga Stuhia e Kuqe.

Diego Costa pas një topi të Busquetsit shënoi nga afërsia për 2-2 (55′) dhe vetëm tri minuta më vonë me një volej fantastik Nacho la të shtangur portierin portugez për 3-2.

Spanja riktheu epërsinë në mënyrë të stuhishme, kurse sulmet e dy skudrave vazhduan deri në fund të takimit, kur edhe Portugalia gjeti barazimin.

Foto: Getty Images

Ronaldo nga gjuajtja e lirë (88′) arriti të fotografojë sërish De Gean për të realizuar për 3-3 dhe barazimin e rezultatit. Gol i çmendur për hetrikun e portugezit.

Pas ndeshjeve të para Irani ka kryesimin në Grupin B me tri pikë, kurse Spanja dhe Portugalia pasojnë me nga një pikë. Maroku s’ka pikë. /Telegrafi

https://twitter.com/soccerdotcom/status/1007711973180694529?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fhetriku-spektakolar-cr7-shtang-spanjen-ne-barazimin-dramatik%2F

https://twitter.com/Abpatel06/status/1007686715652395009?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fhetriku-spektakolar-cr7-shtang-spanjen-ne-barazimin-dramatik%2F

 

https://twitter.com/TSN_Sports/status/1007696095873417216?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fhetriku-spektakolar-cr7-shtang-spanjen-ne-barazimin-dramatik%2F

https://twitter.com/DylanAppolis/status/1007691842761248769?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fhetriku-spektakolar-cr7-shtang-spanjen-ne-barazimin-dramatik%2F

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme