Kryeministri italian, Giuseppe Conte, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të krijojë qendra për të shqyrtuar kërkesat e migrantëve për azil në vendet e tyre, transmeton AFP.
Një propozim i tillë është përkrahur edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Ne duhet të krijojmë qendra evropiane në shtetet e nisjes”, ka thënë Conte në një konferencë të përbashkët me Macronin në Paris, duke iu referuar personave me kombësi afrikane.
Presidenti francez ka bërë thirrje për më shumë solidaritet me Romën për krizën e migrantëve, duke kërkuar “reforma thelbësore” sa i përket rregullave të azilit në Bashkimin Evropian.
Këto rregulla kanë shkaktuar probleme të mëdha te vendet e Mesdheut, sidomos në Itali, pasi sipas tyre migrantët duhet të kërkojnë azil në vendin e parë evropian që kanë qasje.
Propozimi i përbashkët ka ardhur pas ngritjes së tensioneve në mes të Francës dhe Italisë, si pasojë e refuzimit të Qeverisë italiane për të ankoruar anijen Aquarius në portin e saj.
Macron ka akuzuar Romën më herët gjatë kësaj jave për “cinizëm dhe papërgjegjësi”, duke nisur deklarata të ashpra ndaj Qeverisë së Contes.
Mirëpo të enjten ai ka synuar të ulë tensionet duke thënë se “asnjëra nga komentet e tij nuk kanë pasur qëllim që të ofendojë Italinë”./REL
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...