Formacionet zyrtare, Portugalia – Spanja

19:02 | 15 Qershor 2018
Arbresh Info

Portugalia dhe Spanja kanë zbuluar skudrat e tyre për ndeshjen e sotme (e premte).

Përfaqësuesja e Spanjës dhe ajo e Portugalisë kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për ndeshjen e parë të tyre këtë edicion në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, shkruan portali arbresh.info.

Rivalët evropianë takohen në në Sochi mbrëmjen e sotme në kuadër të Grupit B.

Superylli Cristiano Ronaldo është pjesë e formacionit startues.

Takimi mes tyre zhvillohet duke filluar nga ora 20:00 në stadiumin Fisht Stadium.

Spanja: De Gea; Nacho, Pique, Ramos, Alba; Busquets, Koke; Silva, Isco, Iniesta; Diego Costa.

Portugalia: Rui Patricio; Cedric, Pepe, Fonte, Guerreiro; W.Carvalho, Moutinho; Fernandes, B.Silva, Guedes; Ronaldo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme